Eksperti i ekonomisë: Importuesit shqiptarë kanë fituar mbi 1.5 mld euro të ardhura shtesë

Në një intervistë në “Money Report”, në “ABCNews”, eksperti dhe profesori i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi foli për situatën ekonomike duke u ndalur edhe tek ngadalësimi i eksportet. Gjatë kësaj interviste, ai theksoi se treguesi më i lartë historik është ai i fasonerisë. “Sigurisht që kanë disa faktorë që kanë çuar në këtë tregues. Një tregues […]

Tetor 17, 2023 - 17:25
 0
Eksperti i ekonomisë: Importuesit shqiptarë kanë fituar mbi 1.5 mld euro të ardhura shtesë

Në një intervistë në “Money Report”, në “ABCNews”, eksperti dhe profesori i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi foli për situatën ekonomike duke u ndalur edhe tek ngadalësimi i eksportet.

Gjatë kësaj interviste, ai theksoi se treguesi më i lartë historik është ai i fasonerisë.

“Sigurisht që kanë disa faktorë që kanë çuar në këtë tregues. Një tregues i fortë është edhe kursi i këmbimit të monedhës shqiptar me euros, por edhe ndërhyrjet që bëhen herë pas here në treg. Edhe pse ka një rënie të eksporteve, po ti referohemi bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë do të shohim shifra mbresëlënëse. Për 6 muajt e parë të vitit ky sektor ka siguruar të ardhura flas për fasoneri në vlerën 394 mln euro. Pra ka një tregues të lartë.

Nëse do të vazhdojë ritmi i 6 mujorit të parë i bie që sektori i fasonerisë do të tejkalojë diku tek 800 mln euro të ardhura, duke tejkaluar edhe vlerën më të lartë të arritur në vitin 2022. Ajo që ka ndikuar është çmimi dhe rritja e tij në tregjet ndërkombëtare.

Janë të ardhurat e siguruara në këto vite që unë them se janë shumë të larta. Grupet e tjera të eksportuesve ka ndikuar edhe ndalimi i eksportit të energjisë elektrike.”, ka thënë ai, duke shtuar: “Kemi një tregues pozitiv që është deficiti,”.

I ndalur tek importet ai tha se treguesit flasin për ulje të importeve, duke shtuar se është vetëm një efekt sezonal. Gjithashtu bëri me dije se importuesit shqiptarë në 5 muajt e parë të vitit 2023 kanë fituar mbi 1.5 mln euro të ardhura shtesë.

“Duhet të kemi parasysh edhe sezonalitetin. Një pjesë shumë e mirë e tregjeve europiane kanë çmime të rritura. Ka edhe një tregues shqiptar, kemi pasur 5 muaj të vitit 2023 mbi 1.5 mln euro të ardhura shtesë. Importuesit shqiptarë kanë përfituar sepse kanë blerë lirë në BE dhe kanë shitur shtrenjtë në vendin tonë.

Treguesit duket se kemi një ulje të importeve, por është efekt sezonal. Por duhet të dimë se kemi edhe mungesë të fuqisë punëtorë”, tha ndër të tjera ai./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.