Eksperti i Sigurisë Rrugore: Shqiptari e ka defektin në tru, i japin makinës pa leje drejtimi dhe të dehur, ja zgjidhja…!

Eksperti i Sigurisë Rrugore, Gëzim Hoxha ka ngritur shqetësimin se në Shqipëri fenomeni i aksidenteve vjen si pasojë e papërgjegjshmërisë së shoferëve. Në një interviste me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti thekson se drejtuesit e mjeteve janë tërësisht të papërgjegjshëm dhe nuk u tremben ligjeve. Sipas tij, një zgjidhje efikase do të ishte rritja e gjobave, […]

Gusht 6, 2023 - 20:05
 0
Eksperti i Sigurisë Rrugore: Shqiptari e ka defektin në tru, i japin makinës pa leje drejtimi dhe të dehur, ja zgjidhja…!

Eksperti i Sigurisë Rrugore, Gëzim Hoxha ka ngritur shqetësimin se në Shqipëri fenomeni i aksidenteve vjen si pasojë e papërgjegjshmërisë së shoferëve. Në një interviste me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti thekson se drejtuesit e mjeteve janë tërësisht të papërgjegjshëm dhe nuk u tremben ligjeve.

Sipas tij, një zgjidhje efikase do të ishte rritja e gjobave, madje duhen riparë me kujdes pasi vetëm kështu mund të jenë të kujdesshëm.

“E kemi defektin në kokë. Në shqiptarët e kemi defektin në tru. 270 drejtues mjetesh janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje dhe në gjendje të dehur. Kjo është skandaloze. Ti në mënyrë të ndërgjegjshme del dhe pi alkool dhe i hip makinës. Po ti nëse bën këtë je vrasës mo, e di apo jo?

Nuk vazhdohet më me këshilla. Duhen riparë gjobat se këta s’kanë frikë nga ligji. Në Amerikë psh po e le makinën në degëzim  janë 150 euro. Këtu të thonë po pse sa e kam rrogën unë po ja vure aq. Po aq t’ua bëjnë të zënë mend. Ne pengojmë njëri-tjetrin.”- tha Hoxha.

Vetëm ditën e sotme ka pasur një shifër të frikshme aksidentesh në vendin tonë me një bilanc prej 5 aksidentesh dhe 22 të plagosur./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.