Ekstremistë të afërt me Moskën dhe Beogradin, plan për vrasjen e kryeministrit Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është kërcënuar me jetë. Burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë, kanë thënë për RTK-në, se,

Shkurt 10, 2024 - 14:02
 0
Ekstremistë të afërt me Moskën dhe Beogradin, plan për vrasjen e kryeministrit Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është kërcënuar me jetë.

Burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë, kanë thënë për RTK-në, se, menjëherë pas mbledhjes së KS të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se Serbia është përpjekur të vrasë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmë.

Kryeministri Kurti, mbrëmë ka arritur në Shkup, kurse paraprakisht janë marrë të gjitha masat e sigurisë, në koordinim me institucionet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut.

RTK-së i është thënë se vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze.

 “Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”, ka thënë burimi për RTK-në.

Kryeministri Kurti ditën e sotme ka mbërritur në Kosovë, dhe bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka siguruar në mënyrë profesionale gjithë perimetrin e Kurtit.

Nga ana tjetër kryeministri Kurti ka folur për mediet në Kosovë.

Ai tha se gjatë qëndrimit në Shkup, nuk është ndier i rrezikuar, por e ka parë se ka pasur shumë forca policore që u përkujdesën për mbledhjen e mbajtur në Shkup.

“Unë kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët kanë rrënjët në Beograd, por unë sapo erdha nga Shkupi këtu. Nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë se kishte shumë forca policore që u përkujdesën për mbledhjen e mbajtur në Shkup”, tha Kurti./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.