Ekzekutimet mizore/ Juristi: Liridona e Vanja, vrasje me të njëjtën regji! Për të ngjallur terror para zgjedhjeve

Vrasjen e Liridona Ademajt dhe 14-vjeçares Vanja Gjorçevska i lidh një regjisor i ngjashëm, por shumë i dobët. Kështu tha juristi nga Maqedonia e Veriut, Emir Kurtishi i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv. “Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt është enigmë, sepse çdo ditë dalin versione të reja, shumë tronditëse. Nuk mund […]

Dhjetor 6, 2023 - 20:29
 0
Ekzekutimet mizore/ Juristi: Liridona e Vanja, vrasje me të njëjtën regji! Për të ngjallur terror para zgjedhjeve

Vrasjen e Liridona Ademajt dhe 14-vjeçares Vanja Gjorçevska i lidh një regjisor i ngjashëm, por shumë i dobët. Kështu tha juristi nga Maqedonia e Veriut, Emir Kurtishi i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv.

“Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt është enigmë, sepse çdo ditë dalin versione të reja, shumë tronditëse. Nuk mund ta imagjinosh që njeriu të vihet në atë gjendje sa të stisë vrasje të tilla. Mund të them se është një regjisor i ngjashëm me vrasjen e 14-vjeçares, por shumë i dobët sepse dështoi këtu ne Maqedoni të Veriut. Gjithmonë grabitësi, apo ai i cili rrëmben një person nuk ka për qëllim vrasjen, por paranë.

Kështu që është e qartë që këto dy vrasje nuk kanë në thelb grabitjen. Është diçka tjetër, diçka që ka ngjallur terror në Maqedoninë e Veriut, në Prishtinë. Diçka që ka bërë që në Maqedoninë e Veriut të fajësohen shqiptarët dhe të trajtohet si një krim etnik.

Që prindërit të kenë frikë për rrëmbime të ngjashme të fëmijëve të tyre, që ka ngjallur frikë në shkolla. Është moment frike përpara zgjedhjeve. E njëjta gjë edhe në Prishtinë. Një ngjarje që ka ngjallur frikë, zemërim dhe terror. Këto dy ngjarje nuk janë zbardhur dhe unë nuk e di nëse do arrihet të zbardhen. Ndërsa në rajonet tona është një situatë e nxehtë.”, tha juristi./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.