Ekzekutimi i Liridonës, reagon babai të dyshuarit Granit Plava: Nëse e ka vrarë, ai është i vdekur për mua

Babai i Granit Plavës, personit që dyshohet se ka kryer vrasjen e Liridona Ademaj, në një intervistë për media ka thënë se nëse djali i tij e ka bërë një vepër të tillë atëherë “është i vdekur për të”. Mursel Plava po ashtu ka treguar se Graniti jetonte vetëm me gruan dhe fëmijët e tij, […]

Dhjetor 5, 2023 - 15:46
 0
Ekzekutimi i Liridonës, reagon babai të dyshuarit Granit Plava: Nëse e ka vrarë, ai është i vdekur për mua

Babai i Granit Plavës, personit që dyshohet se ka kryer vrasjen e Liridona Ademaj, në një intervistë për media ka thënë se nëse djali i tij e ka bërë një vepër të tillë atëherë “është i vdekur për të”.

Mursel Plava po ashtu ka treguar se Graniti jetonte vetëm me gruan dhe fëmijët e tij, ndërsa ai vetë në Kroaci dhe se kishte dy ditë që kishte ardhur në Kosovë.

“Është shumë e vështirë për tri shtëpitë. Nuk po mundem as me paramendu. Nuk mund ta besoj që djali im e ka bërë këtë. I them hetuesisë ta çojnë deri në fund, si ka ardhur deri te kjo, kush ka qenë iniciator. Me marrë dënimin e merituar. Kurrë se kisha menduar që e bënë atë punë.

Nëse Graniti e ka bo këtë rast le ta merr dënimin e merituar. Gruaja e tij është e tronditur, nuk po mundet me besu. Nuk e kam takuar. Nuk du me shku me taku, du mu qetësu, nuk jam në gjendje me taku. Nëse Graniti e ka bërë këtë vepër, është i vdekur për mua, është i vdekur për jetë”, tha Plava.

Ai gjithashtu i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.