Ekzekutimi i Pëllumb Metës, flet bashkëshortja: Ishte shumë agresiv, vetëm na terrorizonte! Fëmijët ishin në gjendje depresioni
Blerina Meta, bashkëshortja e Pëllumb Metës që u vra nga fëmijët e tij ka dhënë versionin e saj për vrasjen. Ajo tregon se është dhunuar prej 26 vitesh bashkë me fëmijët. “Unë jam një grua e dhunuar në mënyrë sistematike prej 26 vitesh duke më përfshirë mua dhe fëmijët e mi”, tha ajo në një […]
Blerina Meta, bashkëshortja e Pëllumb Metës që u vra nga fëmijët e tij ka dhënë versionin e saj për vrasjen. Ajo tregon se është dhunuar prej 26 vitesh bashkë me fëmijët.
“Unë jam një grua e dhunuar në mënyrë sistematike prej 26 vitesh duke më përfshirë mua dhe fëmijët e mi”, tha ajo në një intervistë për emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv.
“Fëmijët ishin në gjendje depresioni”, shtoi me tej ajo ndërsa tregon për kërcënimet me të cilat përballeshin nga vetë babai i tyre.
Pjesë nga intervista:
Odeta Dume: Si i ke pasur marrëdhëniet me të?
Blerina Meta: Ishte njeri agresiv, shumë i dhunshëm. Asnjëherë nuk arriti të qetësohej. Vetëm terrorizonte gjithë familjen. Edhe dritaret e katit të dytë nuk hapeshin ndonjëherë, ditët që erdhi policia i panë dritaret me ngjitës. Nuk dilja dot në ballkon të ndeja rrobat rrija me kurriz
Blerina Meta: Dhuna ishte e pranishme. Kisha gjetur mënyrën time për të mos e kundërshtuar. Për cdo gjë fliste e vendoste vetë. Nëse do kundërshtoje të vinte duart në fyt si mua si fëmijëve.
Odeta Dume: E ke denoncuar?
Blerina Meta: Fatkeqësisht jo
Odeta Dume: Pse?
Blerina Meta: Vetëm nga frika
Odeta Dume: Kush ka shkuar në polici për të denoncuar?
Blerina Meta: Në polici shkoi vëllai i madh. Unë e dija për të humbur që ishte larguar nga shtëpia.
Odeta Dume: U tha në media që babai donte ta martonte me dhunë ky ishte shkaku?
Blerina Meta: Kjo është mëse e vërtetë. Kishte kohë që zgjaste ky debat. Ishte mes vajzës dhe babait. Ky rast bëri që të shpërthente të gjithë fëmijët. Ato kanë qenë gjithmonë të dhunuar, në kërcënim për jetën. Para tre muajsh i vuri thikën në fyt. Vetëm se ai po flinte pak.
Odeta Dume: A ka pasur konflikt para 10 shkurtit?
Blerina Meta: Dëgjova një ditë që po diskutonin rastësisht pak si me zë të lartë. Ndërsa historinë e vajzës kishte kohë që gumëzhinte dhe nuk po qetësoheshin ujrat./m.j
What's Your Reaction?