Ekzekutohet me breshëri plumbash reperi i njohur

Një reper suedez i vlerësuar me çmime është qëlluar për vdekje në moshën 26-vjeçare. C.Gambino, emri i vërtetë i të cilit është Karar

Qeshor 6, 2024 - 13:40
 0
Ekzekutohet me breshëri plumbash reperi i njohur

Një reper suedez i vlerësuar me çmime është qëlluar për vdekje në moshën 26-vjeçare.

C.Gambino, emri i vërtetë i të cilit është Karar Ramadan, kishte parkuar në Goteborg të Suedisë mbrëmë kur u sulmua dhe u vra.

Policia lokale konfirmoi për mediat suedeze se ai u qëllua dy herë pasi u sulmua nga “disa burra”.

Reperi ka mbi një milion dëgjues mujor në Spotify dhe kishte fituar një Grammy, vetëm muajin e kaluar.

Policia nisi një hetim për vrasjen dhe është përpjekur të përcaktojë lëvizjet e tij që çuan në sulm.

Zoti Fuxborg tha se hipoteza e tyre e punës ishte se “disa burra e kishin pritur në garazh kur ai erdhi për të parkuar makinën e tij” dhe ishte duke dalë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.