Ekzekutohet një tjetër politikan në Ekuador, dy persona i bënë pritë jashtë shtëpisë. Një kandidat për president, u vra një javë…!
Një tjetër politikan është vrarë ditën e djeshme në Ekuador, më pak se një javë pas vrasjes së një prej kandidatëve në zgjedhjet presidenciale të 20 gushtit. Pedro Briones, një politikan i partisë Revolucioni Qytetar (Revolución Ciudadana) u vra ditën e djeshme. Sipas burimeve policore, Pedro Briones u vra jashtë shtëpisë së tij, në komunitetin e San […]
Një tjetër politikan është vrarë ditën e djeshme në Ekuador, më pak se një javë pas vrasjes së një prej kandidatëve në zgjedhjet presidenciale të 20 gushtit.
Pedro Briones, një politikan i partisë Revolucioni Qytetar (Revolución Ciudadana) u vra ditën e djeshme.
Sipas burimeve policore, Pedro Briones u vra jashtë shtëpisë së tij, në komunitetin e San Mateo, nga dy burra me motor. Rikujtojmë se pas vrasjes së Fernando Villavicencio, në Ekuador u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
Presidenti në largim Lasso fajësoi krimin e organizuar për vrasjen e kandidatit për president dhe tha se personat përgjegjës do të ndëshkohen. Gjashtë kolumbianë janë arrestuar, ndërsa një kolumbian i shtatë u vra në një shkëmbimi zjarri me truprojat e kandidatit.
Në rastin e parë, dyshohet se janë të përfshirë dhe grupet kriminale shqiptare, ndërsa nuk dihet nëse këto dy vraasje kanë lidhje.
What's Your Reaction?