Elbasan\ I akuzuar për shkaktim vetëvrasjeje në tentativë të bashkëshortes, arrestohet 43-vjeçari

Arrestohen tre persona në flagrancë dhe procedohet një tjetër në Elbasan për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 43-vjeçari S.K ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij ku kjo e fundit ka konsumuar pesticide. Si pasojë është arrestuar 43-vjeçari për shkaktim vetëvrasjeje të mbetur në tentativë. Gruaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Dy persona […]

Maj 25, 2024 - 14:55
 0
Elbasan\ I akuzuar për shkaktim vetëvrasjeje në tentativë të bashkëshortes, arrestohet 43-vjeçari

Arrestohen tre persona në flagrancë dhe procedohet një tjetër në Elbasan për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 43-vjeçari S.K ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij ku kjo e fundit ka konsumuar pesticide.

Si pasojë është arrestuar 43-vjeçari për shkaktim vetëvrasjeje të mbetur në tentativë. Gruaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dy persona të tjerë janë arrestuar për veprat penale ndërtimi pa leje dhe kundërshtimi ndaj punonjësve të Policisë. Ndërkohë një 63-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë pasi ka humbur kontrollin e automjetit ku ky i fundit ka dalë nga rruga.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin S. K., 43 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike që ky shtetas ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, ajo ka konsumuar pesticide. Kjo shtetase është në kujdesin e mjekëve. 

Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasit:

-S. M., 50 vjeç, banues në fshatin Gjonme, Elbasan, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa leje;

-E. B., 28 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të Komisariatit të Policisë Elbasan, në gjendje të dehur, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. 

Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 63 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi pasditen e djeshme, në fshatin Godolesh, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, automjeti që ky shtetas drejtonte ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. M. dhe pasagjerja në këtë automjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.