Elbasanasi bëhet “gangster me mamin”, e rreh dhe shkatërron shtëpinë

Një 46-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia. Burri, është bërë “gangster me mamin”, duke e dhunuar atë, edhe pse ajo ishte e

Shkurt 20, 2024 - 11:25
 0
Elbasanasi bëhet “gangster me mamin”, e rreh dhe shkatërron shtëpinë

Një 46-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia.

Burri, është bërë “gangster me mamin”, duke e dhunuar atë, edhe pse ajo ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

46-vjeçari me inicile I.K ka shkatërruar edhe banesën e nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 46 vjeç, banues Elbasan, pasi ka kanosur dhe dhunuar nënën e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, 46-vjeçari ka dëmtuar disa pajisje, në banesën e kësaj shtetaseje”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.