Elektricisti ndërroi jetë teksa punonte, arrestohet dispeçeri i OSHEE-së

Policia ka arrestuar një person në lidhje me rastin trragjik të së shtunës, ku një elektricist humbi jetën teksa punonte për riparimin e një defekti në një kabinë në fshatin Muçan në Elbasan. Në pranga është vënë një 58-vjeçar, me detyrë dispeçer i OSHEE-së. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Dyshohet […]

Nëntor 12, 2023 - 11:39
 0
Elektricisti ndërroi jetë teksa punonte, arrestohet dispeçeri i OSHEE-së

Policia ka arrestuar një person në lidhje me rastin trragjik të së shtunës, ku një elektricist humbi jetën teksa punonte për riparimin e një defekti në një kabinë në fshatin Muçan në Elbasan.

Në pranga është vënë një 58-vjeçar, me detyrë dispeçer i OSHEE-së. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Dyshohet se ky person nuk ka marrë masa për stakimin e energjisë elektrike në nënstacionin e zonës ku po punonte viktima, një 61-vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas hetimeve të thelluara, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, për zbardhjen e këtij rasti arrestuan shtetasin A. N., 58 vjeç, banues në Cërrik, me detyrë dispeçer i OSHEE-së, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka marrë masa për stakimin e energjisë elektrike në nënstacionin e zonës ku po punonte shtetasi A. T”

Ndërkohë ka nisur hetimi për një 31-vjeçar me detyrë shef i ekipit të OSHEE.

“Referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 31 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i ekipit të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk ka informuar për ndërhyrjen e shtetasit A. T., në kabinë, ndonëse vetë ka qenë informuar për këtë”, njoftoi policia.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj ngjarje.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.