Elia Zaharia e shkuar, e harruar/ Princ Leka me të dashurën e re të kapur për dore në mes të Tiranës

Pas ndarjes nga aktorja Elia Zaharia, Leka Zogu nuk fshihet më në daljet publike me të dashurën e tij të re, fotografen Blerta Celibashi. Kjo e fundit njihej si “fotografja e e PD” dhe më pas e “Familjes Mbretërore”. Por tanimë njihet si vajza që i vodhi zemrën Lekës. Pasi ai e ka konfirmuar zyrtarisht […]

Shkurt 17, 2024 - 10:39
 0
Elia Zaharia e shkuar, e harruar/ Princ Leka me të dashurën e re të kapur për dore në mes të Tiranës

Pas ndarjes nga aktorja Elia Zaharia, Leka Zogu nuk fshihet më në daljet publike me të dashurën e tij të re, fotografen Blerta Celibashi. Kjo e fundit njihej si “fotografja e e PD” dhe më pas e “Familjes Mbretërore”. Por tanimë njihet si vajza që i vodhi zemrën Lekës.

Pasi ai e ka konfirmuar zyrtarisht divorcin me aktoren Elia, ai tashmë është shfaqur së bashku me fotografen Blerta Celibashi edhe rrugëve të kryeqytetit. Të dy të kapur dorë për dore duket se po e shijojnë haptazi romancën e re pa u ndikuar nga asnjë. Prej muajsh, emri i tij ka qenë kryefjalë e mediave të shtypit rozë.

Shkak është bërë ndarja e bujshme e tij me Elia Zaharian. Pas 15 vitesh, Leka dhe aktorja kanë vendosur të ndahen. Që pas lajmit, Leka ka preferuar që të qëndrojë disi më i tërhequr nga mediat, duke shijuar në qetësi dhe historinë e tij të dashurisë me Blertën, fotografen disa vite më të re.

Dyshja janë parë së bashku për herë të parë në aeroport ku udhëtuan jashtë vendit për të kaluar së bashku festat e fundvitit, megjithatë asnjëri nuk kishte reaguar publikisht për lidhjen e tyre.
Së fundmi, fotografja ka postuar një video në rrjetin social “Instagram” të Reshat Arbanës teksa interpreton poezinë “Në mundsh…”, si duket një “përgjigje” ndaj thashethemeve që qarkullojnë rreth saj. Ndërkohë, vëmendje ka marrë komenti i Lekës, si mbështetje ndaj saj, njëkohësisht edhe si konfirmim i romancës së tyre.

Ai ka komentuar “emoji” me sy me zemra në postimin e partneres së tij të re, ndërsa është bërë “like” nga Blerta Celibashi. I pari që konfirmoi ndarjen ishte Leka më 15 janar, ndërsa pak pas tij reagoi edhe aktorja Elia Zaharia, ndërsa nuk treguan arsyen pse marrëdhënia e çiftit shkoi drejt fundit.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.