Eliminatoret Euro 2024/ Sylvinho me dy prurje të reja në kombëtaren kuqezi

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka detyrë të vështirë në muajin shtator, teksa për kualifikueset e Euro 2024 luan kundër Çekisë në transfertë dhe Polonisë në Tiranë. Duelet e datës 7 dhe 10 janë deçizive për kuqezinjtë, që kërkojnë një vend për në finalet e Europianit të Gjermanisë. Trajneri Sylvinho ka gati listën e lojtarëve, teksa […]

Gusht 30, 2023 - 14:24
 0
Eliminatoret Euro 2024/ Sylvinho me dy prurje të reja në kombëtaren kuqezi

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka detyrë të vështirë në muajin shtator, teksa për kualifikueset e Euro 2024 luan kundër Çekisë në transfertë dhe Polonisë në Tiranë. Duelet e datës 7 dhe 10 janë deçizive për kuqezinjtë, që kërkojnë një vend për në finalet e Europianit të Gjermanisë.

Trajneri Sylvinho ka gati listën e lojtarëve, teksa nesër gjithçka do zbardhet nga braziliani. Mësohet se janë dy emrat e rinj që tekniku ka grumbulluar për duelet e radhës. Arbnor Muja dhe Mirlind Daku kanë marrë një ftesë, me lojtarët që janë pajisur së fundmi edhe me pasaportën shqiptare.

Muja i Antwerp në Belgjikë dhe Daku i Rubin Kazan në Rusi, më herët kanë qenë pjesë e Kosovës, por pa luajtur me ekipin e parë. Tanimë dyshja ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e kuqezinjve, me Sylvinhon që pritet t’i ketë gati për ndeshjet e shtatorit./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.