Eliminohet nga gara e kërcimit, deputeti: Pardje më përzunë nga Parlamenti, sonte nga DWTS

Deputeti Saimir Korreshi e mbyll përfundimisht rrugëtimin e tij në “Dancing With The Stars”. Deputetin opozitar nuk e shpëtuan dot as votat e publikut dhe as hudhra në xhep “për syrin e keq”, pas pikëve të ulëta që i dha juria për performancën e tij në natën e filmit në “Dancing With The Stars”. Korreshi […]

Tetor 21, 2023 - 11:10
 0
Eliminohet nga gara e kërcimit, deputeti: Pardje më përzunë nga Parlamenti, sonte nga DWTS

Deputeti Saimir Korreshi e mbyll përfundimisht rrugëtimin e tij në “Dancing With The Stars”.

Deputetin opozitar nuk e shpëtuan dot as votat e publikut dhe as hudhra në xhep “për syrin e keq”, pas pikëve të ulëta që i dha juria për performancën e tij në natën e filmit në “Dancing With The Stars”. Korreshi performoi me kolonën zanore nga filmi “Mbreti luan”.

Por edhe fati nuk i ka buzëqeshur që në fillim në skenën e DWTS, pasi javën e kaluar ai nuk performoi pas një “aksidenti” gjatë performancës në natën e parë të spektaklit të kërcimit.

“Pardje më përzunë nga Parlamenti sonte nga “Dancing With The Stars”, tha ai duke e pritur me batuta dhe sportivitet skualifikimin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.