Elon Musk mbërrin në Tel Aviv, zbulohet çfarë do të diskutojë me Hertzong dhe Netanyahu

Biznesmeni Elon Musk mbërriti këtë të hënë në Tel Aviv, ky pritet të zhvillojë takime me liderët izraelitë. Këta të fundit duan t’i tërheqin vëmendjen

Nëntor 27, 2023 - 10:40
 0
Elon Musk mbërrin në Tel Aviv, zbulohet çfarë do të diskutojë me Hertzong dhe Netanyahu

Biznesmeni Elon Musk mbërriti këtë të hënë në Tel Aviv, ky pritet të zhvillojë takime me liderët izraelitë. Këta të fundit duan t’i tërheqin vëmendjen për fatin e pengjeve që mbahen në Gaza dhe të diskutojnë me të mbi rritjen e antisemitizmit në internet.

Zyra e presidentit izraelit, Isaac Herzog njoftoi të dielën se Musk do të udhëtojë në Izrael për t’u takuar me kreun e shtetit. Sipas mediave izraelite, ai do të takohet edhe me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

 

Netanyahu u takua me Musk më 18 shtator në Kaliforni dhe i kërkoi atij të vendoste një ekuilibër midis mbrojtjes së fjalës së lirë dhe luftës kundër gjuhës së urrejtjes, pas disa javësh polemikash mbi përmbajtjen antisemitike në X. Musk u përgjigj duke thënë se ishte kundër antisemitizmit dhe kundër çdo gjëje që promovon urrejtje dhe konflikt.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.