Elon Musk shkon me djalin e vogël kaliqafë në Romë, zbulohet arsyeja

Pronari i “X” Elon Musk, i pranishëm në ditët e politikës, debatit në Atreju 2023 në Romës ka dalë në skenë me djalin

Dhjetor 16, 2023 - 21:49
 0
Elon Musk shkon me djalin e vogël kaliqafë në Romë, zbulohet arsyeja

Pronari i “X” Elon Musk, i pranishëm në ditët e politikës, debatit në Atreju 2023 në Romës ka dalë në skenë me djalin e vogël në qafë. Vogëlushi refuzoi të zbriste nga shpina e Miliarderit Elon Musk, i cili duhet të vazhdonte konferencën në partinë e Gorgia Melonit.

Këtë veprim Musk e bëri për një arsye. Për të dhënë një mesazh të fuqishëm për rënien demografike të popullsisë dhe lindjen e fëmijëve.

Musk u përpoq ta ulë në këmbë djalin e vogël, por ai bëri përpjekje për të mos u larguar nga krahët e të atit.

Më pas e merr në krahë dhe pasi bën disa foto përpiqet që ta lërë tek dera e prapaskenës ku po përpiqet ta marrë një punonjëse. I vogli sërish refuzon dhe e kap për këmbe të atin deri në një moment kur një nga personeli e kap hopa djalin dhe e largon nga skena.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.