Elsa Lila reagon pas pjesëmarrjes në Festivalin e Këngës: Të papriturat e bëjnë më të bukur udhëtimin

Këngëtarja e njohur Elsa Lila ishte një ndër artistet që konkuroi në edicionin e 62-të të “Festivalit të Këngës” në “RTSH”. Ndonëse u përfol gjerë e gjatë në rrjet se ajo është përcaktuar fituesja, Elsa nuk arriti që të rrëmbejë asnjë çmim në këtë konkurs. Këngëtarja ka reaguar ditën e sotme, përmes një postimi në […]

Dhjetor 29, 2023 - 16:42
 0
Elsa Lila reagon pas pjesëmarrjes në Festivalin e Këngës: Të papriturat e bëjnë më të bukur udhëtimin

Këngëtarja e njohur Elsa Lila ishte një ndër artistet që konkuroi në edicionin e 62-të të “Festivalit të Këngës” në “RTSH”.

Ndonëse u përfol gjerë e gjatë në rrjet se ajo është përcaktuar fituesja, Elsa nuk arriti që të rrëmbejë asnjë çmim në këtë konkurs.

Këngëtarja ka reaguar ditën e sotme, përmes një postimi në Instagram duke i falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe dashurinë që i kanë dhënë në këtë eksperiencë.

“Faleminderit të gjithëve për dashurinë, mbështetjen dhe dëshirën për të dëgjuar muzikë të mirë! Kaluam së bashku një tjetër aventurë muzikore plot e përplot me emocione dhe të papritura! Por të papriturat, kur ke miq e dashamirës pranë, e bëjnë më të bukur udhëtimin, cilido qoftë ai! Duke ju uruar një vit plot dritë, ju përqafoj një e nga një e ju falënderoj çdo sekondë! Ju dua, Elsa”- ka shkruar ajo krahas fotos së saj duke buzëqeshur.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.