Elva Margariti reagon për herë të parë pas shkrirjes së ‘Kulturës’ me ‘Ekonominë’ e ‘Inovacionin’, publikon shifrat

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar për herë të parë pas shkrirjes së ministrisë së Kulturës. Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama njoftoi formimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të cilën ia besoi ish-drejtorit të DPSHTRR, Blendi Gonxhja, emrin e të cilit e dërgoi për dekretim te presidenti Bajram […]

Janar 9, 2024 - 18:11
 0
Elva Margariti reagon për herë të parë pas shkrirjes së ‘Kulturës’ me ‘Ekonominë’ e ‘Inovacionin’, publikon shifrat

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar për herë të parë pas shkrirjes së ministrisë së Kulturës.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama njoftoi formimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, të cilën ia besoi ish-drejtorit të DPSHTRR, Blendi Gonxhja, emrin e të cilit e dërgoi për dekretim te presidenti Bajram Begaj.

Ndërkohë sot nëpërmjet një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, Elva Margariti ka zgjedhur që të bëjë reagimin e saj të parë pas shkrirjes së ministrisë së Kulturës duke publikuar shifrat e tre viteve.

Kryeministri Rama arsyetoi vendimin e tij dje duke thënë se “kultura nuk mund të mbetet më në një ishull  të vogël të ndarë nga dinamikat e reja ekonomike e sociale të vendit, mbi të cilat  ka një potencial të madh ndikues, e prej të cilave  mund të përfitojë shumë më tepër”, Elva  Margartiti publikoi sot një grafik ku tregon punën dhe arritjet e ministrisë së Kulturës.

Margariti thotë se të ardhurat nga biletat në institucione, parqe arkeologjike dhe kala monumente kulture janë rritur vit pas viti.

“43.22% më shumë se viti 2022 dhe 133.92% më shumë se viti 2021 rezultojnë të ardhurat e mbledhura në vitin 2023 nga biletat në institucione, parqe arkeologjike, kala e monumente kulture. Më shumë shërbime dhe mirëmbajtje në shërbim të turizmit kulturor”, shkruan Elva Margariti në Facebook./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.