Ëmbëlsirë me tre Lloje Qumështi – Receta me Shije Magjepsëse

Një ëmbëlsirë fantastike, e thjeshtë në përgatitje e që do t’ju mahnisë me shijen e saj. Mësoni shkurt hapat që duhet të ndiqni për të përgatitur këtë ëmbëlsirë të mrekullueshme vetë në shtëpi. Përbërësit Për karamelin Treçerek filxhan çaji me sheqer Çerek filxhan çaji me ujë Për ëmbëlsirën 6 kokrra vezë 350 ml qumësht normal […] The post Ëmbëlsirë me tre Lloje Qumështi – Receta me Shije Magjepsëse appeared first on AgroWeb.

Prill 12, 2024 - 12:20
 0
Ëmbëlsirë me tre Lloje Qumështi – Receta me Shije Magjepsëse

Një ëmbëlsirë fantastike, e thjeshtë në përgatitje e që do t’ju mahnisë me shijen e saj.

Mësoni shkurt hapat që duhet të ndiqni për të përgatitur këtë ëmbëlsirë të mrekullueshme vetë në shtëpi.

Përbërësit

Për karamelin

  • Treçerek filxhan çaji me sheqer
  • Çerek filxhan çaji me ujë

Për ëmbëlsirën

  • 6 kokrra vezë
  • 350 ml qumësht normal
  • 1 filxhan çaji me krem qumështi (pana)
  • 400 ml qumësht i ëmbël kondensuar (qumësht panda)
  • 1 lugë çaji me vanilje

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të parangrohni furrën në temperaturë maksimale.

Në një tigan mesatar shtoni sheqerin dhe ujin. Përzjeini derisa masa të marrë ngjyrën e karamelit.

Kini kujdes që të mos digjet.

Sapo të jetë gati, menjëherë hidheni karamelin e përgatitur në një tavë mesatare dhe përpiquni ta përhapni në të gjithë sipërfaqene tavës.

Më pas, tavën lëreni mënjanë. Do të ishte mirë që tava të jetë prej qelqi apo qeramike.

Në vijim, në një tas të madh rrihni vezët, shtoni tre llojet e qumështit dhe vaniljen dhe kalojeni të gjithë masën në mikser derisa të bëhet homogjene.

Hidhni masën më pas në tavë dhe futeni të piqet përreth 45-60 minuta.

Për të provuar nëse është pjekur sa duhet apo jo mjafton të fusni një thikë në ëmbëlsirë dhe nëse ajo del e pastër kur nxirret nga ëmbëlsira do të thotë që është gati.

Atëherë fikni furrën.

Lëreni ëmbëlsirën të ftohet dhe pasi është ftohur futeni në frigorifer (jo në zonën e ngrirjes) për 4 orë.

Më pas, nxirreni nga frigoriferi, merrni një pjatancë të madhe dhe përmes thikës ndani ëmbëlsirën nga anët e tavës e më pas kthejeni me kujdes mbi pjatancë.

Ndajeni në racione dhe shërbejeni./AgroWeb.org

The post Ëmbëlsirë me tre Lloje Qumështi – Receta me Shije Magjepsëse appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.