Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

Fatjon Fasho është emëruar zyrtarisht drejtor i burgut të Drenovës. Ka qënë drejtori i komanduar i drejtorisë së përgjithshme të burgjeve Femi Sufaj

Shkurt 28, 2024 - 10:55
 0
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

Fatjon Fasho është emëruar zyrtarisht drejtor i burgut të Drenovës.

Ka qënë drejtori i komanduar i drejtorisë së përgjithshme të burgjeve Femi Sufaj ai që ka bërë dhe prezantimin e Fashos para punojësve të administratës së këtij institucioni.

Fasho ka kryer funksione të ndryshme në burgun e Drenovës ndërkohë që kohët e fundit ishte në pozicionin e zv.drejtorit.

Edhe për drejtorin e komanduar të burgjeve Fatjon Fasho duke qënë prej shumë vitesh pjesë e drejtorisë së burgut të Drenovës është parë i duhuri për të qënë në krye të këtij institucioni, pasi vitet e tij si oficer karriere janë të shumta.

Gjatë kohëve të fundit ka patur disa lëvizje tituallarësh në burgun e Drenovës. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.