Emëroi vajzën drejtoreshë, ja arsyetimi i kryetarit të Komunës: Jemi ngushtuar ta plotësojmë kabinetin edhe me të afërm

Zubin Potoku është një prej katër komunave, ku u zhvilluan zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar, rezultatet e të cilave nxitën akoma më shumë përplasjet në kufi mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë, kreu i zgjedhur i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri mësohet se ka përdorur një nga dikasteret për të vendosur në detyrën e drejtoreshës, të bijën […]

Nëntor 13, 2023 - 21:08
 0
Emëroi vajzën drejtoreshë, ja arsyetimi i kryetarit të Komunës: Jemi ngushtuar ta plotësojmë kabinetin edhe me të afërm

Zubin Potoku është një prej katër komunave, ku u zhvilluan zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar, rezultatet e të cilave nxitën akoma më shumë përplasjet në kufi mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë, kreu i zgjedhur i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri mësohet se ka përdorur një nga dikasteret për të vendosur në detyrën e drejtoreshës, të bijën e tij.

Këtë fakt ai e arsyeton përmes tensioneve të prodhuara gjatë kohës së betimit të kryetarëve dhe se njerëzit fillimisht mund të kishin frikë të bëheshin pjesë e administratës.

Megjithatë, thotë ai, kabineti duhet të plotësohej për tu shërbyer nevojave të qytetarëve.

“Njerëzit hezitonin ndoshta edhe për t’u kyçur këtu, kështu që jemi ngushtuar ta plotësojmë kabinetin edhe me të afërm”, nënvizon Zeqiri.

Ishte një sfidë e madhe, edhe e rrezikshmërisë, kështu që u detyruam me ato kapacitete çfarë i kemi edhe si parti, por edhe si qytetarëve, neve u dashtë me e plotësu kabinetin që me qenë i gatshëm për t’u shërbyer nevojat qytetarëve brenda atyre kornizave ligjore çfarë janë, edhe mund t’i shfrytëzojnë qytetarët edhe dikasteret e ndryshme.

Vajza ime do jetë drejtoreshë e kulturës, sepse jemi ngushtuar asisoj, të themi të drejtën fillimisht kam vizituar njerëzit edhe nga komuniteti të kyçur në kabinet për shkak të rrezikshmërisë, fillimisht po flas, në atë fillim ishte rrezik ,njerëzit hezitonin ndoshta edhe për t’u kyçur këtu kështu që jemi ngushtuar ta plotësojmë kabinetin edhe me të afërm”, tha ai./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.