Emigracioni i paligjshëm, mediat angleze: 1700 kriminelë shqiptarë lëvizin të lirë në Britani

Emigracioni i paligjshëm ka qenë sërish në qendër të vëmendjes së mediave britanike. “Daily Mail” i ka kushtuar një tjetër artikull, hyrjes së

Dhjetor 3, 2023 - 09:12
 0
Emigracioni i paligjshëm, mediat angleze: 1700 kriminelë shqiptarë lëvizin të lirë në Britani

Emigracioni i paligjshëm ka qenë sërish në qendër të vëmendjes së mediave britanike. “Daily Mail” i ka kushtuar një tjetër artikull, hyrjes së paligjshme të emigrantëve shqiptarë, ku në fokus kanë qenë perosnat e rrezikshëm, të cilët shpesh kanë krijuar problem për rendin dhe sigurinë në Britaninë e Madhe.

Në shkrimin e “Daily Mail”, raportohet se sipas policisë 1700 kriminelë shqiptarë lëvizin të lirë në Britani.

Bosët e drogës, kontrabandistët e njerëzve, mashtruesit dhe trafikantët e seksit besohet të jenë në mesin e individëve aktualisht të arratisur”, raporton Daily Mail.

Oficerët e Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit kanë kërkuar të dhëna për secilin prej të dyshuarve nga autoritetet në Shqipëri në një përpjekje për t’i vënë ata para drejtësisë.

Besohet se të gjithë të dyshuarit mbërritën ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me gomone dhe kamionë.

Shifra u bë publike ndërsa Sekretari i Brendshëm James Cleverly u takua me ministrin e Brendshëm shqiptar Taulant Balla javën e kaluar për të diskutuar mbi trajtimin e imigracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar, shkruan më tej gazeta britanike.

Një burim i brendshëm tha: “Policia e Mbretërisë së Bashkuar kërkoi të dhëna për 1,700 emigrantë shqiptarë të dyshuar si kriminelë, të cilët policia shqiptare i furnizoi shumë shpejt. Policia shqiptare ka kërkuar të dhëna për të gjithë shtetasit që janë dënuar për krime në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që ata të mund të fillojnë konfiskimin e fitimeve të paligjshme si prona, para, bizhuteri dhe automjete në Shqipëri.’

Në fillim të këtij viti, mbreti i drogës Denis Xhelili, 38 vjeç, një emigrant shqiptar, u burgos me dhjetë vjet pasi dyshohet për trafik kokaine dhe heroine në Britaninë e Madhe.

Zyra e Brendshme tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria ishin të prirura të synonin ‘financat e paligjshme, korrupsionin, narkotikët dhe krimin e organizuar të imigracionit“.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.