Emigrimi ‘shpopullon’ shkollat në qarkun e Lezhës, 1740 nxënës më pak në vitin e ri shkollor

Shpopullimi prek masivisht edhe shkollat e qarkut të Lezhës. Viti i ri shkollor 2023-2024 nisi me 1740 nënës më pak se 1 vit

Shtator 11, 2023 - 11:50
 0
Emigrimi ‘shpopullon’ shkollat në qarkun e Lezhës, 1740 nxënës më pak në vitin e ri shkollor

Shpopullimi prek masivisht edhe shkollat e qarkut të Lezhës. Viti i ri shkollor 2023-2024 nisi me 1740 nënës më pak se 1 vit më parë.Sipas të dhënave nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar këtë të hënë të 11 shtatorit, janë ulur gjithsej në bankat e shkollës 14 mijë e 171 nxënës, ku 1248 prej tyre në klasat e para dhe 870 janë regjistruar në klasat e dhjeta.

 

Numri më i ulët i nxënësve është në Bashkinë e Mirditës ku prej vitesh po njeh vetem renie. Emigrimi vit pas viti po reflektohet edhe në shkolla ku edhe vitin e kaluar rënia e numrit të nxënësve ishte më shume se 1 mijë. Referuar numrit të ulët të nxënësve, problem në qarkun e Lezhës mbeten klasat kolektive kryesisht në zonat rurale. Pavarësisht kësaj situate, ende nuk ka të dhëna për shkolla të mbyllura.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.