Emiri i Katarit bisedë telefonike me Biden: Diskutuam rreth tentativave për armëpushim në Gaza

Kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani zhvilloi mbrëmjen e së martës një bisedë telefonike me presidentin amerikan Joe Biden. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve e Katarit Qna. Siç raportohet, dy liderët diskutuan zhvillimet e fundit në Gaza dhe rreth territoreve të pushtuara palestineze. Po ashtu, gjatë bisedës ata […]

Dhjetor 27, 2023 - 09:35
 0
Emiri i Katarit bisedë telefonike me Biden: Diskutuam rreth tentativave për armëpushim në Gaza

Kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani zhvilloi mbrëmjen e së martës një bisedë telefonike me presidentin amerikan Joe Biden.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve e Katarit Qna. Siç raportohet, dy liderët diskutuan zhvillimet e fundit në Gaza dhe rreth territoreve të pushtuara palestineze.

Po ashtu, gjatë bisedës ata diskutuan edhe për tentativat e përbashkëta ndërmjetësuese për të arritur një armëpushim të përhershëm.

“Gjatë bisedës telefonike, përcjell Qna, diskutuam për marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve mike dhe mënyrat e mbështetjes dhe zhvillimit të tyre, si dhe për çështjet kryesore rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët”.

Nga ana tjetër, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite Herzi Halevi deklaroi më herët se lufta në Gaza do të vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.