Empoli mposht Napolin, Etrit Berisha bëhet “hero” i ndeshjes

Empoli fiton në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ndërsa mund Napolin me rezultatin 0-1, me porterin Etrit Berisha që ishte protagonist absolut në këtë përballje. Napoli pëson disfatën e parë pas tre ndeshjeve, teksa Empoli rikthehet te triumfi pas pesë javëve. Sfida ishte shumë e fortë, me skuadrën e Napolit që nuk i ndali sulmet në […]

Nëntor 12, 2023 - 17:09
 0
Empoli mposht Napolin, Etrit Berisha bëhet “hero” i ndeshjes

Empoli fiton në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ndërsa mund Napolin me rezultatin 0-1, me porterin Etrit Berisha që ishte protagonist absolut në këtë përballje.

Napoli pëson disfatën e parë pas tre ndeshjeve, teksa Empoli rikthehet te triumfi pas pesë javëve.

Sfida ishte shumë e fortë, me skuadrën e Napolit që nuk i ndali sulmet në asnjë moment, por që u përballën me mburojën e Etrit Berishës, me portierin e kombëtares shqiptare që ishte i pakalueshëm këtë të dhe që ka bërë super pritje të një pas njëshme.
Takimi vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 90+1’, kur Kovalenko goditi dhe e dërgoi topin në shtyllë dhe rrjetë, duke i dhënë 3 pikët skuadrës së Empolit.

Pas javës së 12-të të Serie A, Napoli renditet në vend të katërt me 21 pikë, teksa Empoli i shpëton zonës së rrezikut dhe ngjitet në vend të 17-të me 10 pikë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.