EMRAT/ 5 mijë euro gjykatës për të liruar të burgosurin në Korçë, SPAK lë në burg 3 nga 5 të arrestuarit

Gjykata e Posaçme vendosi masën “arrest në burg” për tre nga katër të akuzuarit e çështjes në Gjykatën e Korçës. Ata akuzohen se

Dhjetor 27, 2023 - 17:07
 0
EMRAT/ 5 mijë euro gjykatës për të liruar të burgosurin në Korçë, SPAK lë në burg 3 nga 5 të arrestuarit

Gjykata e Posaçme vendosi masën “arrest në burg” për tre nga katër të akuzuarit e çështjes në Gjykatën e Korçës. Ata akuzohen se do t’i ofronin një gjyqtareje 5 mijë euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë ndaj një të arrestuari për trafik klandestinësh.

Masa e sigurisë “arrest me burg” u caktua për Nikolla Jesku, Blerand Kozici dhe Nikolla Hafëzllari.Po ashtu gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje për Artiana Kozicin./vizionplus.tv/

Njoftimi i SPAK:

  1. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim H me vendimin Nr.137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
  2. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetimK me vendimin Nr.137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
  3. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim J me vendimin Nr. 137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
  4. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në shtëpi” të dhënë ndaj personit nën hetim D.K (N) me vendimin Nr. 137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
  5. Urdhërohet personi nën hetim K (N) të mos largohet nga banesa e saj, e ndodhur në Korçë, në adresën: Rr. “*****”, Nd. **, h.*.
  6. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të dhënë ndaj personit nën hetim T me vendimin Nr.137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
  7. Urdhërohet personi nën hetim T të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë, të enjten e fundit të çdo muaji, ora 14.00.
  8. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të dhënë ndaj personit nën hetim K me vendimin Nr.137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
  9. Urdhërohet personi nën hetim K të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë, të enjten e fundit të çdo muaji, ora 14.00.
  10. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen edhe zbatimin e këtij vendimi.
  11. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

 

 

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.