Emrat/ Aksident në Fushë Krujë, ‘Audi’ përplaset me një furgon: Plagosen 2 shoferët! Njëri prej tyre transportohet drejt ‘Traumës’

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Krujë-Krujë në afërsi të fshatit Kameras ku një automjet tip ‘Audi’ është përplasur me një furgon. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur Nezir Neziri shofer i furgonit dhe Gëzim Hoxha, shofer i mjetit tip ‘Audi’. Gëzim Hoxha është transportuar në spitalin e Krujës […]

Shkurt 16, 2024 - 16:50
 0
Emrat/ Aksident në Fushë Krujë, ‘Audi’ përplaset me një furgon: Plagosen 2 shoferët! Njëri prej tyre transportohet drejt ‘Traumës’

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Krujë-Krujë në afërsi të fshatit Kameras ku një automjet tip ‘Audi’ është përplasur me një furgon.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur Nezir Neziri shofer i furgonit dhe Gëzim Hoxha, shofer i mjetit tip ‘Audi’.

Gëzim Hoxha është transportuar në spitalin e Krujës ndërsa Nezir Neziri është transportuar drejt spitalit të Traumës për shkak se ka marrë dëmtime në kokë.

Furgoni i përfshirë në aksident transportonte punëtorë të fasonerive por fatmirësisht në momentin kur ndodhi ngjarja, nuk ka pasur punëtorë brenda.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.