EMRAT/ Aksidenti i rëndë në aksin Laç-Patok, këmbësori u përplas nga dy makina njëra pas tjetrës

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin Laç-Patok, ku si pasojë një person, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën. Sipas policisë, në afërsi të “Mbikalimi i Patokut”, Fran Meskurti duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një shtetas këmbësor, akoma i paidentifikuar. Menjëherë pas përplasjes së parë, këmbësori është përplasur edhe nga një […]

Nëntor 27, 2023 - 21:25
 0
EMRAT/ Aksidenti i rëndë në aksin Laç-Patok, këmbësori u përplas nga dy makina njëra pas tjetrës

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin Laç-Patok, ku si pasojë një person, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën.

Sipas policisë, në afërsi të “Mbikalimi i Patokut”, Fran Meskurti duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një shtetas këmbësor, akoma i paidentifikuar.

Menjëherë pas përplasjes së parë, këmbësori është përplasur edhe nga një mjet tjetër që drejtohej nga Denis Preçi.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasjet, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.