EMRAT/ Armë dhe flori në banesë, arrestohet 25-vjeçari, në kërkim babai i tij

Një 25-vjeçar ka rënë në pranga në Kurbin , pasi në banesën e tij janë gjetur armë dhe bizhuteri që dyshohen të vjedhura.

Janar 30, 2024 - 11:29
 0
EMRAT/ Armë dhe flori në banesë, arrestohet 25-vjeçari, në kërkim babai i tij

Një 25-vjeçar ka rënë në pranga në Kurbin , pasi në banesën e tij janë gjetur armë dhe bizhuteri që dyshohen të vjedhura. Ndërkohë, është shpallur në kërkim babai i të riut.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në inteligjencën policore dhe pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë, organizuan dhe finalizuan me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë (Njësia Shkodër), operacionin policor të koduar “Gold and Guns”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Geri Rizvani (Lika), 25 vjeç, si dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi Zyhdi Lika, 48 vjeç.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak;
1 armë gjahu teke (Berreta) dhe një sasi fishekësh për armë gjahu;
1 palë dylbi si ato të armës së zjarrit snajper;
Një sasi bizhuterish të dyshuara të vjedhura;
2 palë dylbi, 2 automjete dhe 2 targa franceze të dyshuara të vjedhura. /vizionlus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.