Emrat/ “Dëgjuam të shtëna me armë”! Sherr masiv në rrugët e Athinës, arrestohen 6 shqiptarë
Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pas një sherri mes disa personave. Mësohet se sherri ka ndodhur në Athinë, teksa në pranga kanë rënë 6 romë me origjinë shqiptare dhe një grua greke. Banorët e zonës njoftuan policinë, pasi një grup romësh nisën të përlesheshin me sende të forta, madje në zonë u dëgjuan […]
Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pas një sherri mes disa personave.
Mësohet se sherri ka ndodhur në Athinë, teksa në pranga kanë rënë 6 romë me origjinë shqiptare dhe një grua greke. Banorët e zonës njoftuan policinë, pasi një grup romësh nisën të përlesheshin me sende të forta, madje në zonë u dëgjuan edhe të shtëna armësh.
Përleshjet mes grupeve të romëve zgjatën për disa minuta dhe me mbërritjen në zonë të forcave të rendit, ata u shpërndanë. Prej verifikimeve u gjetën dhe u arrestuan në rrugën e quajtur “Ajiu Polikarpu” shtetasit: Lulëzim Zerellari, Arif Ferhati, Ibraim Kallafi, Qibrie Zerellari, Sokol Lato dhe Maria Lato.
Policia ka sekeustruar po ashtu një makinë që ishte në pronësi të personave të arrestuar, si dhe fishekë, teksa nuk mundën të gjenin armën me të cilë nu qëllua në ajër.
Mësohet se përleshja nisi për kontrollin e grupeve që grumbullojnë metale dhe materiale të riciklueshme në koshat e plehrave të Athinës. Prej kohësh policia dyshon se dy bandat u përleshën pasi përfitimet llogariten në qindra mijë euro në muaj. Nga ngjarje të ngjashme në të kaluarën kanë humbur jetën disa prej anëtarëve të këtyre bandave të cilët.
Këto banda përdorin kryesisht të mitur për grumbullimin e materialeve pasi ligjet greke nuk mund ti penalizojnë ata, si dhe emigrantë të jashtëligjshëm që jetojnë në baranga ose banesa të vjetra në zonën Eleona të Athinës. Ata do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie./m.j
What's Your Reaction?