Emrat/ Detaje nga krimi i rëndë në Kamzë, i moshuari zbrazi armën në drejtim të dy fqinjëve: Shkak u bë një kanal

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë ndodhur pak më parë në Laknas, ku humbi jetën një person dhe u plagos një tjetër. mesohet se një kanal në afërsi të banesës, mësohet të ketë qenë motivi i përplasjes mes fqinjëve Maliq Marku, Shefqet Hasa, Besim Keça. Ka qenë 70-vjeçari Marku që ka marrë armën dhe ka […]

Nëntor 30, 2023 - 15:41
 0
Emrat/ Detaje nga krimi i rëndë në Kamzë, i moshuari zbrazi armën në drejtim të dy fqinjëve: Shkak u bë një kanal

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë ndodhur pak më parë në Laknas, ku humbi jetën një person dhe u plagos një tjetër.

mesohet se një kanal në afërsi të banesës, mësohet të ketë qenë motivi i përplasjes mes fqinjëve Maliq Marku, Shefqet Hasa, Besim Keça.

Ka qenë 70-vjeçari Marku që ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të dy fqinjëve të tjerë, duke lënë të vdekur Shefqet Hasën dhe të plagosur Besim Keçin.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.