Emrat/ Dhunuan dhe sulmuan me thikë dy vëllezër, vihet nën hetim 46 vjeçari, shpallet në kërkim vëllai i tij

Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se ditën e djeshme në aksin rrugor “Llogara-Palasë” ka plagosur me thikë dy persona pas një konflikti të çastit. Dyshohet se shtetasi E. Ç. së bashku me të vëllanë janë konfliktuar me shtetasit K. A., 40 vjeç dhe S. A., 37 vjeç, po […]

Prill 3, 2024 - 16:55
 0
Emrat/ Dhunuan dhe sulmuan me thikë dy vëllezër, vihet nën hetim 46 vjeçari, shpallet në kërkim vëllai i tij

Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës pasi dyshohet se ditën e djeshme në aksin rrugor “Llogara-Palasë” ka plagosur me thikë dy persona pas një konflikti të çastit.

Dyshohet se shtetasi E. Ç. së bashku me të vëllanë janë konfliktuar me shtetasit K. A., 40 vjeç dhe S. A., 37 vjeç, po ashtu vëllezër, duke përfunduar me plagosjen e këtyre të fundit, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

 

 

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 46 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin E. Ç., 33 vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në aksin rrugor “Llogara-Palasë”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasit K. A., 40 vjeç dhe S. A., 37 vjeç (vëllezër) dhe më pas shtetasi E. Ç. dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës, 2 vëllezërit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.