EMRAT/ Dosja “Gërdeci”, Gjykata e Posaçme pranon pyetjen e dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, do të dëshmojë në procesin për tragjedinë e Gërdecit të 15 marsit 2008, ku humbën jetën

Tetor 3, 2023 - 18:45
 0
EMRAT/ Dosja “Gërdeci”, Gjykata e Posaçme pranon pyetjen e dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, do të dëshmojë në procesin për tragjedinë e Gërdecit të 15 marsit 2008, ku humbën jetën persona e u plagosën qoindra të tjerë.

 

Paraqitja në seancë është vendosur sot nga Gjykata e Posaçme, e cila pranoi kërkesën e SPAK që ai të sqarojë rolin e tij në këtë çështje. Po ashtu, gjykata vendosi që të thërritet për të dëshmiuar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi.

 

Në procesin që po zhvillohet për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar dy herë për shpërdorim detyre, do të dëshmojnë edhe shumë persona të tjerë, protagonistë të ngritjes së punishtes së demontimit të municioneve mnë Gërdec.

 

Nga ana tjetër, gjykata rrëzoi kërkesën e mbrojtjes së Mediut, për të thirrur në proces personalitete të huaja të cilët ishin në listën e tyre. Avokati Ardian Visha tha se roli i ish ministrit ka qenë politik, ndaj dëshmitarët duhet të ishin pranuar.

 

SPAK e ka thirrur Shkëlzen Berishën për të folur më shumë mbi kontaktet dhe bisedat e e tij me Mediun dhe persona të tjerë, menjëherë pas tragjedisë.

 

Ndërsa ish ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi pritet të sqarojë edhe njëherë faksin e dalë nga zyra e tij për Ministrine e Mbrojtjes, me shënimin e shkruar me dorë, “për Shkëlzenin”.

 

Mes dëshmitarëve të SPAK ndodhet edhe emri i Luan Hoxhës, ish-shefi i shtabit në kohën kur ndodhi shpërthimi tragjik.

 

Seancat me pyetjen e të gjithë personave të thirrur nga SPAK dhe nga avokatët, pritet të nisin në 18 tetor.

 

Lista e emrave të dëshmitarëve që SPAK i thërret në gjykatë:

 

  1. Feruzan Durdaj
  2. Zamira Durdaj,
  3. Afërdita Canga
  4. Alketa Hazizaj,
  5. Fejzi Shehu,
  6. Rigon Durdaj,
  7. Mimoza Kruja,
  8. Hekuran Kaca
  9. Shkëlqim Prini
  10. Nikolin Hazizaj,
  11. Mirela Hazizaj,
  12. Drita Cani,
  13. Ramazan Alla,
  14. Uran Deliu,
  15. Mirela Dvorani,
  16. Ndue Nikolli
  17. Adelina Cani,
  18. Ilir Kranja,
  19. Veiz Muço,
  20. Murat Zguri,
  21. Fejzi Shehu,
  22. Caje Ciku,
  23. Arta Prini (Zela),
  24. Qemal Mema
  25. Zigur Canaj,
  26. Julian Pando,
  27. Petrit Behari,
  28. Zabit Cuku,
  29. Sadik Sula,
  30. Agim Vrana,
  31. Shaban Brahushi,
  32. Begator Mane,
  33. Bujar (Abdullah)Nasufi,
  34. David Clark Howell
  35. William Merrit Hart,
  36. Sidney Tison Macintyre,
  37. Rodney Spenser Taylor,
  38. Kol Dedgjonaj,
  39. Ismet Drenova,
  40. Ardian Mullahi,
  41. Plarent Ruka,
  42. Bardhyl Hoxha,
  43. Sokrat Papadhima,
  44. Viktor Përshqefa,
  45. Anila Lala (Gjergji),
  46. Liza Maksuti,
  47. Alma Zili
  48. Anjola Agolli,
  49. Aldo Bumci,
  50. Shkëlzen Berisha, i biri i Sali,
  51. Ylli Pinari,
  52. Luan Hoxha
  53. Armand Tartari
  54. Ndue Marku,
  55. Jorgo Mino,
  56. Fatbardh Kuçi,
  57. Gëzim Oshafi,
  58. Denis Hajdari,
  59. Agim Babameto:
  60. Shkëlzen Madani,
  61. Rezart Tërshana,
  62. Besnik Dauti,
  63. Dashnor Çaushi,
  64. Fari Toska,
  65. Zenun Fero,
  66. Hilmi Laçaj,
  67. Sokol Ngjeçi,
  68. Mihal Delijorgji,
  69. Dritan Minxolli

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.