EMRAT/ E rrëmbeu dhe më pas e vrau, kush janë viktima dhe autori i ngjarjes së rëndë në Dhërmi

Dhërmiu është tronditur ditën e sotme, pasi një 31-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa më herët ishte marrë peng. Policia

Qeshor 6, 2024 - 17:00
 0
EMRAT/ E rrëmbeu dhe më pas e vrau, kush janë viktima dhe autori i ngjarjes së rëndë në Dhërmi

Dhërmiu është tronditur ditën e sotme, pasi një 31-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa më herët ishte marrë peng.

Policia ishte vënë në kërkim për gjetejn e e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi, i cili ishte denoncuar i humbur nga pronarët e hotelit ku punonte.

Pas kërkimeve 31-vjeçari është gjetur i vrarë me armë zjarri. I dyshuar për këtë ngjarje është 42-vjeçari Gerald Shehu, i cili dyshohet se është larguar drejt Greqisë pas ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç,  banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.     

Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.  

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.       

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.      

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.   

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.