EMRAT e trafikut të heroinës Turqi-Shqipëri-Itali/ Përfundojnë hetimet për 4 shqiptarët

Prokuroria e Catanzaro në Itali mbylli hetimet për operacionin që zbuloi lidhjen midis eksponentëve të krimit shqiptar dhe atij italian të Catanzaro, të akuzuar për një shoqatë që synonte trafikun e paligjshëm të drogës, zhvatjen dhe marrjen e mallrave të vjedhura. Droga, kryesisht heroinë, vinte nga Turqia dhe, duke kaluar nga Shqipëria, importohej në Itali […]

Nëntor 29, 2023 - 13:16
 0
EMRAT e trafikut të heroinës Turqi-Shqipëri-Itali/ Përfundojnë hetimet për 4 shqiptarët

Prokuroria e Catanzaro në Itali mbylli hetimet për operacionin që zbuloi lidhjen midis eksponentëve të krimit shqiptar dhe atij italian të Catanzaro, të akuzuar për një shoqatë që synonte trafikun e paligjshëm të drogës, zhvatjen dhe marrjen e mallrave të vjedhura. Droga, kryesisht heroinë, vinte nga Turqia dhe, duke kaluar nga Shqipëria, importohej në Itali nëpërmjet portit të Barit, për t’u shpërndarë më pas në qendrat e trafikut të drogës në Crotone, Catanzaro dhe provincat.

Sipas konkluzioneve të hetimeve, Arkez Dibrani ishte në krye të organizatës, me stacion në Shqipëri, nga ku drejtonte trafikun e drogës, duke marrë vendime për transportin e lëndës narkotike dhe duke siguruar drejtuesit dhe mjetet e kompanisë së transportit “Ke.gi” për veprimtari të paligjshme.”, me qendër në Durrës.

Po ashtu, Dibrani u ndihmua nga Samuel Garuja, Isa Garuja dhe Samuel Muça. Të tre ishin përgjegjës për rrjetin e shpërndarjes së drogës në Catanzaro, duke vendosur kontakte me blerësit me shumicë të heroinës. BW

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.