EMRAT/ Edhe në Kamëz kërcet arma/ 33-vjeçari i del në pritë dy personave

Pas ngjarjes në Fier, një tjetër rast i përdorimit të armëve të zjarrit raportohet në Kamëz, aty ku një 33 vjeçar ka qëlluar drejt dy shtetasve, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Një 33-vjeçar ka hapur zjarr ndaj dy personave të tjerë, Ilir Halili dhe Astrit Halili, ditën e sotme në Kamëz dhe më pas […]

Dhjetor 24, 2023 - 17:06
 0
EMRAT/ Edhe në Kamëz kërcet arma/ 33-vjeçari i del në pritë dy personave

Pas ngjarjes në Fier, një tjetër rast i përdorimit të armëve të zjarrit raportohet në Kamëz, aty ku një 33 vjeçar ka qëlluar drejt dy shtetasve, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Një 33-vjeçar ka hapur zjarr ndaj dy personave të tjerë, Ilir Halili dhe Astrit Halili, ditën e sotme në Kamëz dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar, ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf” i shtetasi Jetmir Koleci, të dyshuar për të shtënat.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Njoftimi i Policisë Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.