EMRAT-FOTO/ Gjykata britanike lë në burg dy trafikantët shqiptarë
Dy shqiptarët Myrteza Hilaj 50-vjeç dhe Kreshnik Kadena 37-vjeç janë dënuar me 5 vjet e dy muaj burg nga gjykata britanike. Mediat raportojnë
Dy shqiptarët Myrteza Hilaj 50-vjeç dhe Kreshnik Kadena 37-vjeç janë dënuar me 5 vjet e dy muaj burg nga gjykata britanike.
Mediat raportojnë se dy shqiptarët u dënuan pasi akuzoheni për trafik të qenieve njerëzore.
Përmes kamionëve ose avionëve të vegjël, Hilaj dhe Kadena kalonin emigrantë në mënyrë të paligjshme nga pjesa tjetër e Europës në drejtim të Britanisë.
Dyshja u dënuan në mars të këtij viti, pas një hetimi të gjatë tetë-vjeçar nga Agjencia Kombëtare e Krimit mbi aktivitetet e një sindikate të rëndësishme shqiptare të krimit të organizuar.
Hilaj, 50 vjeç dhe Kadena, kanë organizuar të paktën nëntë udhëtime me emigrantë nga 2016 deri në 2017. Ata u arrestuan më 26 korrik 2017. Hilajt iu gjetën një sërë dokumentesh identiteti false, të cilat ai planifikoi t’ua dorëzonte emigrantëve që i ndihmonte.
What's Your Reaction?