EMRAT-FOTO/ Vrau 33-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes së “shtëpisë së barit”, dënohet me burg autori

Gjykatësi britanik Michael Chambers ka dënuar me burg autorin e vrasjes së 33-vjeçarit shqiptar Jetmir Pemaj, në 27 korrik të viti të kaluar

Mars 20, 2024 - 17:35
 0
EMRAT-FOTO/ Vrau 33-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes së “shtëpisë së barit”, dënohet me burg autori

Gjykatësi britanik Michael Chambers ka dënuar me burg autorin e vrasjes së 33-vjeçarit shqiptar Jetmir Pemaj, në 27 korrik të viti të kaluar në në Harrow Street, Whitmore Reans.

E gjitha ka ndodhur pasi Pemaj dhe bashkëkombasi i tij Franc Curri ishin duke ruajtur shtëpinë e barit, ndërsa janë sulmuar nga një grup hajdutësh dhe për pasojë humbi jetën 33-vjeçari dhe mbeti i plagosur miku i tij.

Një prej hajdutëve, është identifikuar si Lucious Winchester, 24 vjeç (në foto poshtë).

Winchester, mësohet se ka pranuar vrasjen e Pemajt si dhe plagosjen e Currit, dhe është dënuar me burg nga drejtësia vendase.

Gjatë dënimit, Gjykatësi Michael Chambers tha: “Të gjitha këto vepra lindin nga një incident që ndodhi në orët e para të 27 korrikut të vitit të kaluar kur ju ishit pjesë e një numri sulmuesish në një vjedhje të rëndë në Newhampton Road në Wolverhampton.Ky është një rast tjetër i një fabrike të krijuar kanabisi që çon në një konfrontim të dhunshëm mes dy grupeve rivale”.

Ai u identifikua pasi forca zbuloi se tre nga thikat e tij ishin lënë në zonë dhe oficerët e policisë e arrestuan atë dy ditë më vonë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.