EMRAT/ Gjykata greke liron nga burgu dy anëtarë të një grupi kriminal, njëri prej tyre shqiptar

Dy anëtarë të një grupi kriminal shqiptar të quajtur “Lions” janë liruar nga burgu pas vendimit të Gjykatës greke. Mediat helene raportojnë se

Shkurt 13, 2024 - 17:44
 0
EMRAT/ Gjykata greke liron nga burgu dy anëtarë të një grupi kriminal, njëri prej tyre shqiptar

Dy anëtarë të një grupi kriminal shqiptar të quajtur “Lions” janë liruar nga burgu pas vendimit të Gjykatës greke.

Mediat helene raportojnë se Bledi Alushi, 19 vjeç nga Fieri dhe Nektarios Karkalios, 24 vjeç nga Greqia, të cilët u arrestuan në 8 shkurt për disa ngjarje kriminale përfshirë tentativa vrasje.

Për Alushin u ngritën akuzat “grup kriminal”, “vrasje e mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe veçmas”, “armëmbajtje pa leje dhe përdorim arme” dhe “përvetësim pasurie në bashkëpunim” ndërsa ndaj Karakalios akuza “vrasje e mbetur në tentativë”. Gjatë kontrolleve atyre iu sekuestruan edhe 2 pistoleta e municion si dhe sasi eurosh.

Por Gjykata në Greqi i ka liruar të dy nën masën “detyrim paraqitje”.

Shqiptari dhe greku janë pjesë e grupit kriminal “Lions” në Greqi, të përbërë nga shqiptarë ndërkohë që Nektarios Karakalios ka qenë më parë i arrestuar si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Pëllumb Islamit nga Delvina, por ishte liruar sërish nga Gjykata. Madje dhe pas lirimit, sërish ishte arrestuar në dhjetor 2023 me armë dhe sërish ishte liruar.

Avokati i tyre, Janis Glykas, tha: “Kjo është një dosje në të cilën autoritetet policore u përpoqën të bashkonin prova të shpërndara inkriminuese dhe çështje të tjera penale në pritje për t’u caktuar përgjegjësi penale klientëve të mi. Fillimi i përfshirjes së hetuar të klientëve të mi ishte tentativa e vrasjes ndaj gruas së një prej të pandehurve, e cila më pas tentoi ta inkriminonte. Pas kërkimit të faljes së tyre, klientët bindën për mospërfshirjen e tyre në akuzat e ngarkuara dhe u liruan”

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.