Emrat/ Gjyqi më i madh i mafias zhvillohet në një tunel, vendimi: 2100 vite burg për mbi 300 anëtarë të Ndrangheta! Mes tyre, shqiptarë
Mbi 300 anëtarë të organizatës kriminale Ndragheta janë dënuar gjithsej me më shumë se 2100 vjet burg, pas përfundimit të një prej gjyqeve më të mëdha mafioze në historinë italiane që u mbajt në një tunel i sigurisë së lartë në rajonin jugor të Kalabrisë, ndërtuar posaçërisht për të mbajtur deri në 350 të pandehur, […]
Mbi 300 anëtarë të organizatës kriminale Ndragheta janë dënuar gjithsej me më shumë se 2100 vjet burg, pas përfundimit të një prej gjyqeve më të mëdha mafioze në historinë italiane që u mbajt në një tunel i sigurisë së lartë në rajonin jugor të Kalabrisë, ndërtuar posaçërisht për të mbajtur deri në 350 të pandehur, për të akomoduar 400 avokatë dhe për të dëgjuar nga 900 dëshmitarët që japin dëshmi kundër një rrjeti të gjerë, të anëtarëve që i përkasin.
Gjyqi 3 vjeçar përfshinte mafiozë, sipërmarrës dhe politikanë nën hetim të akuzuar për vrasje, korrupsion, trafik droge, pastrim parash dhe zhvatje. Më shumë se 300 të pandehur kanë dalë në gjyq që nga janari 2021, të akuzuar si anëtarë të organizatës kriminale që kontrollon 80% të tregtisë së kokainës në Evropë dhe ka një qarkullim vjetor prej 59 miliardë eurosh. Mes të dënuarve ka edhe shqiptarë, të cilët kishin rol në furnizimin e anëtarëve të organizatës kriminale me marijuanë e hashash që vinte nga Shqipëria përmes portit të Barit.
Shqiptarja.com zbardh disa nga emrat që janë, Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979, dënohet me 5 vite e 10 mijë euro gjobë. Eduart Tahiraj lindur në Shqipëri më 22/10/1971 dënohet me 6 vite e 3 muaj burg, e 16 mijë euro gjobë. Floriand Tahiraj lindur në Vlorë më 22/02/1983 u la i lirë. Akuza kërkoi 16 vite e 9 muaj burg. Robert Lazaj dënohet me 18 vite e 6 muaj burg.
Që nga tërheqja më 16 tetor për të shqyrtuar vendimet e tyre, tre gjyqtarët që mbikëqyrnin çështjen kanë jetuar në një shtëpi të sigurt nën mbrojtjen e policisë. Rreth 67 të pandehur që ishin pjesë e aktakuzës fillestare tashmë janë shpallur fajtorë, pasi kanë zgjedhur një gjykim të shpejtë, ndërsa më shumë se 80 të pandehur u shpallën të pafajshëm. Forcat speciale dhe njësitë elitare goditën ‘Ndrangheta në dhjetor 2019, me rreth 3000 oficerë që bastisën 12 rajone italiane dhe gjithashtu kryen arrestime në Gjermani, Zvicër dhe Bullgari. Miliona euro prona dhe para të gatshme u sekuestruan, ndërsa 300 të dyshuar u arrestuan.
Kryeprokurori që drejtoi hetimin e madh ishte Nicola Gratteri, i cili organizoi ndërtimin e një salle gjyqi bunker për të zhvilluar gjyqin që do të hyjë në histori. Për gjyqin, ekipi i Gratterit kishte mbledhur 24,000 përgjime dhe kishte përgjuar biseda për të mbështetur akuzat e tyre. Gratteri, i cili është prokurori më i famshëm i Antimafias në Itali, jeton nën mbrojtjen e policisë prej 34 vitesh. Në fillim të seancës, ai tha për Sky News se nuk frikësohet nga kërcënimet e shumta me vdekje dhe komplotet për vrasje kundër tij./m.j
What's Your Reaction?