Emrat/ “Kam nënën me kancer, më duheshin paratë”! Si u mbrojtën dy shqiptarët që u kapën në ‘shtëpi’ bari në Britani: Kisha borxhe

Dy burra u gjetën nga Policia pas një “dere të fshehur” pranë një prone ku “e gjithë ndërtesa” ishte përdorur për prodhimin e më shumë se 500 bimëve kanabis. Sipas mediave të huaja, Elian Thana, 27 vjeç dhe Silvio Sakaj, 23 vjeç, u zbuluan në një ndërtesë fqinje pasi oficerët ekzekutuan një urdhër droge në një pronë […]

Gusht 9, 2023 - 20:35
 0
Emrat/ “Kam nënën me kancer, më duheshin paratë”! Si u mbrojtën dy shqiptarët që u kapën në ‘shtëpi’ bari në Britani: Kisha borxhe

Dy burra u gjetën nga Policia pas një “dere të fshehur” pranë një prone ku “e gjithë ndërtesa” ishte përdorur për prodhimin e më shumë se 500 bimëve kanabis. Sipas mediave të huaja, Elian Thana, 27 vjeç dhe Silvio Sakaj, 23 vjeç, u zbuluan në një ndërtesë fqinje pasi oficerët ekzekutuan një urdhër droge në një pronë në George Street, Great Yarmouth, në fund të qershorit.

Prokurori Oliver Haswell tha se, dy shtetasit shqiptarë u zbuluan më vonë pasi fillimisht policia nuk gjeti asnjë njeri në pronën që ishte dhënë për prodhimin e kanabisit. Ai tha se, nga bodrumi e deri në katin e fundit të ndërtesës, u zbuluan gjithsej 515 rrënjë të bimës së kanabisit si dhe 40 kg kanabis në proces tharje.

Thana dhe Sakaj dolën në gjykatë të martën, me 8 gusht.

“Të dy keni ëndërruar për prosperitet dhe sukses, por u futët në grackën e kriminelëve të sofistikuar që ju përdorën për të korrur prodhimin e tyre të drogës. Një “përrallë” shumë e njohur kjo,”- u tha gjykatësi, John Hardy

Avokati Ian James, tha në mbrojtje të klientit Sakaj se ai kishte ardhur në këtë vend në rrugë të paligjshme, pasi i kishin thënë se do të mund të fitonte shumë para duke punuar në industrinë e ndërtimit.

“Por Sakaj– tha avokati- përfundoi me borxhe që duheshin shlyer“.

Sakaj nga ana tjetër pranoi se ajo që kishte bërë ishte e gabuar dhe kërkoi falje.

Avokati i Elian Thanës e mbrojti klientin e tij duke thënë se nëna e të riut 27 vjeçar ishte diagnostikuar së fundmi me kancer dhe se ai kishte ardhur me qëllimin që të gjente një punë të mirë për të kuruar nënën e sëmurë dhe për të mbështetur familjen e tij. Ai tha se klienti i tij, i pandehuri Elian Thana “nuk e kishte kuptuar se në çfarë situate po përfshihej”.

Të dy të rinjtë shqiptarë u dënuam me 8 muaj burg./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.