EMRAT/ Krimi në Fushë Arrëz, policia: Pas një konflikti për motive të dobëta, babai goditi me thikë djalin dhe e plagos

Një 19-vjeçar është plagosur me thikë në qytetin e Fushë Arrëzit, pas një konflikti për motive të dobëta me babain e tij. Mësohet se e riu, Oltion Mardodaj është transportuar në spitalin e Pukës, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në polici është shoqëruar babai, Anton Mardodaj. Njoftimi i policisë: Dyshohet […]

Janar 19, 2024 - 15:35
 0
EMRAT/ Krimi në Fushë Arrëz, policia: Pas një konflikti për motive të dobëta, babai goditi me thikë djalin dhe e plagos

Një 19-vjeçar është plagosur me thikë në qytetin e Fushë Arrëzit, pas një konflikti për motive të dobëta me babain e tij.

Mësohet se e riu, Oltion Mardodaj është transportuar në spitalin e Pukës, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në polici është shoqëruar babai, Anton Mardodaj.

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se goditi me mjet prerës (thikë), djalin e tij, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Komisariat, shtetasi A. M.

Mesditën e sotme, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Fushë Arrëz, ishte dëmtuar me mjet prerës një 19-vjeçar, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Nga veprimet e shpejta të shërbimeve të Policisë është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë), djalin e tij 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.