EMRAT/ Makina tip “Porsche” humb kontrollin dhe bie në kanal, ndërron jetë 30-vjeçari pasagjer, plagoset shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Stravec të Divjakës. Policia bën me dije se shtetasi Mariglen Labota duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën […]

Gusht 10, 2023 - 21:00
 0
EMRAT/ Makina tip “Porsche” humb kontrollin dhe bie në kanal, ndërron jetë 30-vjeçari pasagjer, plagoset shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Stravec të Divjakës.

Policia bën me dije se shtetasi Mariglen Labota duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi Daniel Sharka, 30 vjeç dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.