EMRAT/ Me “Glock” dhe “TT” gati për qitje, arrestohen 2 anëtarët e rrezikshëm të grupit kriminal në Vlorë

Një krim është parandaluar në Vlorë. Policia ka vënë në pranga dy anëtarë të rrezikshëm të bandave kriminale, të cilët u kapën me

Shtator 18, 2023 - 10:56
 0
EMRAT/ Me “Glock” dhe “TT” gati për qitje, arrestohen 2 anëtarët e rrezikshëm të grupit kriminal në Vlorë

Një krim është parandaluar në Vlorë. Policia ka vënë në pranga dy anëtarë të rrezikshëm të bandave kriminale, të cilët u kapën me dy pistoleta të gatshme për qitje. Dy personat me precedent të theksuar kriminal, u kapën me armë zjarri “Glock” dhe “TT”, në ambientet e një lokali në Vlorë.

 

Së bashku me ta, u arrestuar dhe 4 të tjerë, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi. Ata dyshohet se kanë patur dijeni për 2 shtetasit e armatosur dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

 

Në pranga ranë shtetasit Satilno Basho, Mariglen Aliaj, Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi dhe Kevin Metaj.

 

Policia sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të  mëtejshme.

 

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.