EMRAT/ Ndihmonin emigrantët e paligjshëm, kush janë 4 efektivët për të cilët u lëshuan urdhër-arreste

Agjencia e Mbikqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës prej disa kohësh kishin nisur hetimet për të goditur një grup kriminal, mes tyre edhe efektivë të policisë që kishin të bënin me vizat e punës dhe kalimin e paligjshëm të emigrantëve. AMP kishte sekuestruar provat materiale dhe dosjet ku përfshihen personat e dyshuar në […]

Prill 12, 2024 - 14:05
 0
EMRAT/ Ndihmonin emigrantët e paligjshëm, kush janë 4 efektivët për të cilët u lëshuan urdhër-arreste

Agjencia e Mbikqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës prej disa kohësh kishin nisur hetimet për të goditur një grup kriminal, mes tyre edhe efektivë të policisë që kishin të bënin me vizat e punës dhe kalimin e paligjshëm të emigrantëve.

AMP kishte sekuestruar provat materiale dhe dosjet ku përfshihen personat e dyshuar në këtë veprimtari kriminale. Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për 4 efektivë Altin Hasani, Edmond Braja, Arjel Hoxha, Ermal Hoxha.

Por paralelisht me AMP kishte nisur hetimet për të njëjtën çështje edhe Prokuroria e Posaçme. Në këtë kuadër SPAK po merr në dorëzim të gjitha provat e mbledhura nga AMP dhe Prokuroria e Tiranës pasi dosja po hetohet nga prokurorët e posaçëm.

/a.r

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.