Emrat/ Nesër del para gjykatës organizatori i sulmit ndaj avokatit Mëngjesi dhe dhëndri i tij dhunues

Nesër pritet të dalë para gjykatës Dritan Nano i arrestuar si organizator i dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi të mërkurën, ende në koma në spital. Bashkë me të, për masë del dhe dhëndri i tij Dorian Alia, një nga dhunuesit, ndërsa 3 të tjerë janë ende në kërkim. Avokati u dhunua mëngjesin e 29 […]

Maj 31, 2024 - 18:15
 0
Emrat/ Nesër del para gjykatës organizatori i sulmit ndaj avokatit Mëngjesi dhe dhëndri i tij dhunues

Nesër pritet të dalë para gjykatës Dritan Nano i arrestuar si organizator i dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi të mërkurën, ende në koma në spital.

Bashkë me të, për masë del dhe dhëndri i tij Dorian Alia, një nga dhunuesit, ndërsa 3 të tjerë janë ende në kërkim.

Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Dorian Alia 32-vjeç u vetëdorëzua pas ngjarjes së rëndë duke dhënë dëshmi që faktoi edhe më shumë dyshimet e policisë, se pas dhunës fshihet Dritan Nano.

58-vjeçari Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë, aty ku sot janë ndërtuar kulla te Diga e Liqenit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.