Emrat/ Ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit, vendoset masa ‘arrest me burg’ për Mjacajn dhe 11 zyrtarët

Gjykata e Elbasanit ka caktuar arrest në burg për Sokol Mjacajn autorim e vrasjes së Arben Lleshit në burgun e Peqinit dhe 11 zyrtarët e burgut të Peqinit, ndërsa vetëm për njërin prej tyre është lënë në detyrim paraqitje sepse ka një fëmijë të paralizuar. Nën masa të rrepta sigurie, Sokol Mjacaj, autori vrasjes së […]

Dhjetor 19, 2023 - 16:34
 0
Emrat/ Ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit, vendoset masa ‘arrest me burg’ për Mjacajn dhe 11 zyrtarët

Gjykata e Elbasanit ka caktuar arrest në burg për Sokol Mjacajn autorim e vrasjes së Arben Lleshit në burgun e Peqinit dhe 11 zyrtarët e burgut të Peqinit, ndërsa vetëm për njërin prej tyre është lënë në detyrim paraqitje sepse ka një fëmijë të paralizuar.

Nën masa të rrepta sigurie, Sokol Mjacaj, autori vrasjes së Arben Lleshit në burgun e Peqinit doli sot para Gjykatës së Elbasanit. media ka sjell pamjet e tij brenda në kafazin e qelqtë të Gjykatës, ndërsa është i rrethuar nga efektivët e Policisë dhe të forcave Speciale.

Po ditën e sotme do të dalin para gjykatës edhe 12 zyrtarët e burgut të Peqinit, drejtori, shefi i regjimit të brendshëm dhe personat të tjerë të arrestuar pas vrasjes në qeli të Arben Lleshit më 15 dhjetor 2023

Përveç autorit të ngjarjes Sokol Mjacaj, prokuroria ka kërkuar burg edhe për ish-drejtorin e burgut të Peqinit Kamber Hoxha, shefin e regjimit të brendshëm të burgut, Qani Muça si dhe 10 punonjës mes tyre edhe ish shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali. Ata akuzohen se kanë shkelur rregullat e sigurisë në burg, që nga moskryerja e kontrolleve ndaj të dënuarit Mjacaj, i cili lëvizte prej të paktën 20 ditësh me armë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.

Hetimi paraprak i prokurorisë ka gjetur se aty nuk kishin funksionuar skanerët e kontrollit në hyrje të burgut- që ishin riparuar së fundi, dhe një pjesë e kamerave të sigurisë për vëzhgimin dhe dokumentimin e ngjarjeve. I dënuari Sokol Mjacaj dyshohet se e vrau me porosi Arben Lleshin për hakmarrje dhe plagosi shokun e tij të qelisë, Indrit Shaqja.

Mënyra e futjes së pistoletës me mulli në burg ka mbetur mister, megjithatë, dyshimet janë se kjo është bërë me anë të pakove të ushqimeve gjatë kohës që skanerët nuk punonin. Kontrolli në hyrje të burgut gjatë kësaj kohe është bërë manualisht nga punonjësit ndërsa skanerët janë vënë në punë vetëm pak ditë më parë, pasi Sokol Mjacaj kishte arritur të pajisej me armën që përdori në krim.

Viktima Arben Lleshi ishte dënuar me 32 vjet burg për vrasjen në Angli të Agim Hoxhës në vitin 2012 dhe po e vuante dënimin në Shqipëri. Pak orë para vrasjes në qeli më 15 dhjetor, ministria e drejtësisë njoftoi se Sokol Mjacaj do izolohej sërish në sistemin 41 bis, dhe kjo dyshohet se ka përshpejtuar planet e tij. Atë ditë ai shkoi tek dritarja e qelisë së Arben Lleshit dhe e qëlloi me armë duke duke plagosur edhe shokun e qelisë.

TË AKUZUARIT
Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër
Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç
Shefi i policisë së burgut Qani Muça, 60 vjeç
Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç
Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç
Specialisti në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç
Policë shërbimi: Ilir Balla, Florene Mile, Fatos Pire
Policë të burgut: Genci Muça, Klement Haka, Erjon Çilaj, Indrit Dubali/m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.