EMRAT/ Ngritën fermën me kanabis me vlerë 446 mijë euro, 6 shqiptarë dënohen në Britani

Gjashtë shqiptar u dënuan me nga 2 vite burg nga gjykata “Leeds Crown” në Angli, pasi pranuan se rritnin bimë kanabisi me vlerë deri në 446,000 euro, në një shtëpi të braktisur të kujdesit në West Yorkshire. Gjykata shpalli fajtor: Alitor Deda, 30 vjeç, Andi Teta, 33 vjeç dhe Ali Qerfozi, 42 vjeç, të cilët […]

Maj 17, 2024 - 17:30
 0
EMRAT/ Ngritën fermën me kanabis me vlerë 446 mijë euro, 6 shqiptarë dënohen në Britani

Gjashtë shqiptar u dënuan me nga 2 vite burg nga gjykata “Leeds Crown” në Angli, pasi pranuan se rritnin bimë kanabisi me vlerë deri në 446,000 euro, në një shtëpi të braktisur të kujdesit në West Yorkshire.

Gjykata shpalli fajtor: Alitor Deda, 30 vjeç, Andi Teta, 33 vjeç dhe Ali Qerfozi, 42 vjeç, të cilët u dënuan me nga 24 muaj burgim. Erijon Gjoka, 21 vjeç, u dënua me  18 muaj, ndërsa Edison Markeci, 21 vjeç dhe Augustin Marku, 36 vjeç, secili morën nga 16 muaj burg.

Sipas BBC, ferma në të cilën kultivohej kanabis u zbulua në Fieldhouse Walk, në muajin dhjetor të vitit 2023, shkruan BBC.

Brenda oficerët gjetën pajisje me vlerë deri në 45,000 £, duke përfshirë llambat me fuqi të lartë, së bashku me shkop bejsbolli dhe hanxhar.

“Kemi të bëjmë me një fermë kanabisi e cila drejtohej nga një organizatë kriminale. Arritëm të parandalonim të nxirrnim në treg drogë me vlerën e 1 mln paundëve”, tha sergenti Simon Green./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.