Emrat/ Operacioni i SPAK: Dy efektivë të RENEA, pjesë e grupeve kriminale në Krujë. Me Durim Bamin organizonin kultivimin e kanabisit në Nikël e Tapizë

Efektivi i RENEA-s, Altin Morina i cili në marsin 2023 u arrestua me 113 mijë euro në makinë rezulton se ka bashkëpunuar me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës së Tapizës. “Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se […]

Maj 18, 2024 - 18:55
 0
Emrat/ Operacioni i SPAK: Dy efektivë të RENEA, pjesë e grupeve kriminale në Krujë. Me Durim Bamin organizonin kultivimin e kanabisit në Nikël e Tapizë

Efektivi i RENEA-s, Altin Morina i cili në marsin 2023 u arrestua me 113 mijë euro në makinë rezulton se ka bashkëpunuar me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës së Tapizës.

“Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi D.B., në bashkëpunim me shtetasin A.M. (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës’

Më 14 Mars të atij viti  efektivi i RENEA-s Altin Morina u arrestua në zonën e Kodrës së Diellit teksa po lëvizte me automjetin tip ‘Audi’, brenda së cilës kishte shumën e parave dhe 4 celularë që u sekuestruan në cilësinë e provës.

Ndërkohë efektivi tjetër i RENEA-s është Ardjan Pikli i cili ka qenë efektiv RENEA-s deri në 2021 dhe është i arrestuari në Gjermani./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.