EMRAT/ Parandalohen dy atentate, policia arrestohen tre persona

Dy vëllezër në Rrëshen janë arrestuar nga policia. Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Besnik Gjoka dhe Prengë  Gjoka, të cilët u kapën duke lëvizur në Rrugën e Kombit me kallashnikov me fishekë në fole dhe gati për qitje. Policia bëri me dije se ata ishin nisur për të vrarë një person. […]

Dhjetor 21, 2023 - 12:55
 0
EMRAT/ Parandalohen dy atentate, policia arrestohen tre persona

Dy vëllezër në Rrëshen janë arrestuar nga policia. Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Besnik Gjoka dhe Prengë  Gjoka, të cilët u kapën duke lëvizur në Rrugën e Kombit me kallashnikov me fishekë në fole dhe gati për qitje. Policia bëri me dije se ata ishin nisur për të vrarë një person.

Po në Rrëshen, policia ka arrestuar Nikollë  Karaqin, i cili u kap duke lëvizur me armën e zjarrit kallashnikov që ai posedonte, bashkë me 11 krehra dhe municion luftarak.

Në Rrëshen, në kuadër të operacionit “Repsi”, bazuar në informacionet e siguruara se 2 shtetas qarkullonin me armë dhe dyshohet se do të kryenin një ngjarje kriminale kundër personit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë, në hyrje të Rrugës së Kombit, shtetasit B. Gj. dhe P. Gj. Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu gjetën 1 armë zjarri kallashnikov me fishekë në fole gati për qitje dhe 1 armë zjarri pushkë.    

-Gjithashtu, në Rrëshen, në kuadër të operacionit Fani”, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas që posedonte një armë zjarri kallashnikov, mund të kryente një ngjarje kriminale kundër personit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar shtetasin N. K., si dhe kanë sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov që ai posedonte, bashkë me 11 krehra dhe municion luftarak”, njofton policia.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.